Flash News

KRYESORE

Video/ Granit Xhaka “thyen” premtimin, këndon himnin zviceran për të marrë shiritin e kapitenit

Video/ Granit Xhaka “thyen” premtimin, këndon himnin zviceran

Të gjithë e mbajmë mend momentin para 6 vitesh kur Granit Xhaka ishte përballë portës shqiptare dhe nuk shënoi gol qëllimisht. Asokohe, Graniti u kritikua shumë nga mediat zvicerane por fitoi zemrat e shqiptarëve, duke u bërë kështu lojtari i preferuar për kombin shqiptar, që luan për një kombëtare të huaj.

Por tani pas kaq shumë vitesh, gjërat kanë ndryshuar, Graniti mesa duket ka më shumë ambicie për të ardhmen e tij në kombëtaren e Zvicres. Me Zvicrën aktivizohen katër shqiptarë, Shaqiri, Xhaka, Xhemajli e Behrami. Ata kanë një traditë që nuk këndojnë asnjëherë himnin e Zvicres.

Për herë të parë, Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit ka thyer traditën, ka kënduar himnin, ndërkohë që tre lojtarët e tjerë shqiptarë nuk kanë kënduar në asnjë moment. Kjo u reflektua dhe në vendimin e trajnerit Petkovic, ku pas zëvendësimit të kapitenit të Zvicrës, Lihtshtajner, shiriti i kaloi Granit Xhakës. Pas kësaj, zyrtarisht mesfushori i Arsenalit mund të konsiderohet si zëvendës kapiteni i kombëtares së Zvicrës.

Ndërkohë nga ana tjetër Zvicër insistojnë se në rastin e Valon Behramit, fakti që ai nuk këndon himnin i ka kushtuar edhe shiritin e kapitenit të përfaqësueses, duke ia kaluar atë Lihtshtajner.

Të fundit