Flash News

KRYESORE

Video/ Greva e fermerëve krijon një kolonë gjigante trafiku

Video/ Greva e fermerëve krijon një kolonë gjigante trafiku
Fermerë mbi traktorët e tyre pushtuan rrugët ndërurbane në Holandë në formë proteste pasi konsiderohen si përgjegjës për emetimin e gazrave të nitrogjenit. Nitrogjeni kur përzihet me oksigjenin shkakton ndotjen e ajrit, problem i cili ka sjellë shqetësim në shtetin holandez. Por fermerët të pakënaqur kërkojnë që mos t’u hidhet faji atyre, ndërkohë që prania e shumtë bëri që të paralizohej totalisht trafiku në mëngjes. Kolona e traktorëve dhe automjeteve shkoi në 1136 km në pikun e vet, lajmëruan autoritetet. në bazë të një raporti të autoriteteve, fermat e bagëtive duhet që të mbyllen, e gjithashtu duhet të ulet limiti i shpejtësisë me qëllim që të ulët ndotja e ajrit. Grupet e fermerëve pretendojnë se po viktimizohen, ndërsa industria e aviacionit po ia hedh pa marrë përgjegjësitë që i takojnë për ndotjen e ajrit.

Të fundit