Flash News

KRYESORE

Video/ Griezmann tregon se pse nuk festoi golin që shënoi ndaj Uruguajit

Video/ Griezmann tregon se pse nuk festoi golin që shënoi ndaj

Sulmuesi Antuon Grizhman ishte lojtari më i mirë i Francës në ndeshjen ndaj Uruguajit, jo vetëm se shënoi golin e dytë por edhe se dha asistin tek goli i parë i shënuar nga Varane në minutën e 41-të. Megjithatë, ajo që ra në sy tek goli i Grizhman, ishte fakti se ai  nuk festoi.

Por cila ishte arsyeja? “Nuk e kam festuar golin sepse kur kam filluar të paraqiten në ndeshje futbolli si profesionist, kam qenë shumë i përkrahur nga një uruguaian, që më ka mësuar të mirat dhe të këqijat në futboll, kam respekt të jashtëzakonshëm për Uruguain si shtet. Në këtë ndeshje isha duke luajtur edhe kundër shokëve të mi, për shkak të respektit nuk më është dukur normale të festoj. Uruguai është një skuadër e vështirë, që më kujton Atletiko, ku të gjithë punojnë shumë, duke sulmur dhe u mbrojtur së bashku. Ishte një kënaqësi, pasi një gjë të tillë e shoh çdo ditë në ekipin tim. E dua kulturën e Uruguait, dhe i dua shumë popullin e Uruguait”, ka sqaruar Grizhman.

Franca kaloi në gjysmë finale, ku do të ndeshjet me fituesën e çiftit Brazil – Belgjikë.

Të fundit