Flash News

KRYESORE

Video/ Gruaja me kancer dhuron para për të prekurit e tërmetit, përloten moderatori dhe të ftuarit

Populli i Kosovës është përfshirë duke ndihmuar e asistuar në të gjitha format në gjendjen në të cilën po kalon Shqipëria pas tërmetit të djeshëm që mori jetë njerëzish, la shumë të lënduar e shumë dëme materiale.

Emisioni "NIN" në Klan Kosova, mbrëmë ka qenë i dedikuar për të ndihmuar shqiptarët e Shqipërisë. Të ftuar në studio kanë qenë këngëtarja e njohur Lori, Mozzik dhe Kushtrim Sheremeti.

Në bashkëpunim me 'Fundjavën Ndryshe', "NIN" gjatë gjithë mbrëmjes ka patur në fokus shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi në mëngjesin e djeshëm. Një nga telefonatat prekëse ka qenë i një gruaje nga Peja me kancer, e cila në situatën në të cilën ndodhet ajo është mese e kuptueshme të mos pritet diçka, por ajo ka dhuruar 50 euro.

Teksa ka kërkuar informacion se si mund t`i dhurojë, e prekura nga kanceri është edhe përlotur duke shkaktuar lot dhe emocion tek të ftuarit.

Kjo është një nga situatat më të vështira që Shqipëria po kalon dhe shqiptarët e Kosovës janë solidarizuar plotësisht me ndihma nga të gjitha anët.

Të fundit