Flash News

KRYESORE

Video/ Gruaja plagos me thikë 14-fëmijë në Kinë

Video/ Gruaja plagos me thikë 14-fëmijë në Kinë

Të paktën 14 fëmijë janë plagosur nga një sulm me thikë në një kopësht në Chongqing, në jug-perëndim të Kinës.

Policia bën me dije se 39-vjeçara që mbante një thikë kuzhine hyri në një kopësht në lagjen Banan këtë të premte në mëngjes, teksa fëmijët po luanin në oborr. Arsyeja për sulmin është e paqartë, ndonëse disa raporte mbi mediat sociale thonë se gruaja kishte ankesa kundër qeverisë.  Gruaja, mbiemri i të cilit është raportuar si Liu, u arrestua në vendin e ngjarjes.

Në media qarkullojnë  pamje nga ambjentet e kopështit dhe të vegjëlve të plagosur.

Të fundit