Flash News

KRYESORE

Video/ Hapja me forcë e derës së zyrës së Xhelal Mziut

Video/ Hapja me forcë e derës së zyrës së Xhelal Mziut

Rakip Suli, i zgjedhuri i PS për të drejtuar bashkinë e Kamzës ka hyrë sot në zyrë për të nisur detyrën, pas orarit të punës. Hapja e derës se zyrës ku do të qëndrojë katër vitet e ardhshme nuk ishte aq e lehtë. Siç shihet në videon e mëposhtme, të publikuar nga Ora News, janë dashur përpjekje disa minutëshe të stafit të Sulit, që ai të futën në zyrë.

Më pas, Suli u zotua se do iu shërbejë njësojë qytetarëve, si të majtëve edhe të djathtëve. “Sot u hap një faqe e re për qytetarët e Kamzës. Ne do të kemi një administratë model me cilësi të lartë morale dhe profesionale. Falë momentit historik, në këtë qytet na jepet mundësia për të ndryshuar një herë e përgjithmonë rrjedhën e një historie të mbrapsht, e cila nuk ka sjellë zhvillim dhe as shërbim për qytetarët e Kamzës”, tha Suli në betimin e sotëm kur mori detyrën e kryebashkiakut të Kamzës.

Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e 30 qershorit, nuk pranoi të lironte zyrën.

https://www.youtube.com/watch?v=Kvkp8gtOviM

Të fundit