Flash News

KRYESORE

Video/ Haradinaj injoron Edi Ramën, refuzon t’i japë dorën në përvjetorin e pavarësisë

Video/ Haradinaj injoron Edi Ramën, refuzon t’i japë dorën

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm mes të ftuarve në Kosovë, ku në kuadër të 11-vjetorit të Pavarësisë u organizuan një sërë aktivitetesh.

Gjatë parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë pati një moment pikant, teksa të ftuarit dhe liderët kosovarë po sistemoheshin pranë teatrit.

Gazeta Express shkruan se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i zgjati dorën për t’i përshëndetur Rifat Jasharin dhe Ramush Haradinajn.

Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, kurse Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij.

Siç shkruan gazeta, “nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme përshëndetjen, sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen edhe më herët në seancën solemne në Kuvend”

Nga ana tjetër, raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, çka Haradinaj e refuzon kategorikisht.

Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me punës e brendshme të Kosovës.

Të fundit