Flash News

KRYESORE

VIDEO: Hysaj dëmtohet rëndë, rrezikon dy ndeshjet me Shqipërinë!

VIDEO: Hysaj dëmtohet rëndë, rrezikon dy ndeshjet me
Mos, vetëm kjo nuk na duhej! Mbrojtësi Elseid Hysaj sot pësoi një dëmtim të rëndë (të paktën kështu duket deri tani) në ndeshjen Torino-Napoli. Shkodrani e nisi si titullar takimin, por ka rezultuar pa fat, sepse ka kërcyer në ajër për të fituar dyluftimin me Ansaldin dhe ka përfunduar duke rënë keqas me kokë. Lojtari i Torinos ka tentuar ta ndihmojë, por dyluftimi ka qenë i ashpër dhe duhej ndërhyrja e mjekëve napolitanë. Hysaj është larguar nga fusha dhe shpresojmë që ky dëmtim të mos i prishë punë për dy ndeshjet e radhës së kombëtares shqiptare. Kujtojmë se kuqezinjtë do të luajnë me Turqinë dhe Moldavinë.

Të fundit