Flash News

KRYESORE

Video/ I biri jo më nën kontrollin e Monika Kryemadhit: Do të të ndjek nga qielli...

Video/ I biri jo më nën kontrollin e Monika Kryemadhit: Do të

Djali i vetëm i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi sot është bërë zyrtarisht mazhoren. Besari ka mbushur 18 vjeç dhe tashmë i biri nuk do të jetë më nën ‘kontrollin’ e së ëmës.

Kryemadhi, teksa ka publikuar një video-montazh me fotot familjare me të birin, shkruan:

Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjeç! 

Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas.

Të dua Besar!”

Të fundit