Flash News

KRYESORE

Video/ I marrin mikrofonin nga dora, Taulant Muka largohet nga protesta

Video/ I marrin mikrofonin nga dora, Taulant Muka largohet nga protesta

Akademiku dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka është larguar nga protesta e sotme para kryeministrisë.

Sapo ka tentuar të marrë fjalën, disa persona që ndodheshin pranë tij i kanë rrëmbyer nga dora mikrofonin dhe nuk e kanë lejuar të flasë.

“Rinia shqiptare...” është dëgjuar Muka, dhe më pas i është prerë fjala, pasi disa të rinj kanë brohoritur njëzëri: ik, ik.ik...

Kujtojmë se akademiku ka denoncuar disa përfaqësues të lartë, përfshirë edhe eksponentë të mazhorancës për plagjiaturë në doktoratura, por nga ana tjetër është parë me sy kritik protagonizmi i tij dhe tentativa për t’u zgjedhur në krye të Këshilltarëve intelektual të protestës.

Të fundit