Flash News

KRYESORE

Video/ I shënoi gol Interit, Gjimshiti zbulon prapaskenat: Ishte kërkesë e trajnerit Gasperini

Video/ I shënoi gol Interit, Gjimshiti zbulon prapaskenat: Ishte

Ekipi i Atalantës arriti një fitore të papritur në ndeshjen e javës së 12-të të Serisë A. Mes autorëve të golave ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

Pas ndeshjes, 25-vjeçari nuk u tregua aspak euforik, por thjesht pohoi se ai bëri detyrën. “Goli im? Edhe ne mbrojtësit përpiqemi të shënojmë, sepse kjo është ajo që na kërkon trajneri Gasperini. Sot arritëm që ne në mbrojtje të shënojmë dy gola. Unë përpiqem që gjithmonë të jap më të mirën në stërvitje, edhe nëse e di që nuk do të luaj në fushën e lojës. Gjithmonë përpiqem të jem gati dhe jam i lumtur që kam dhënë kontributin tim”, përfundoi mbrojtësi i Kombëtares kuqezi.

Pjesë e Atalantës ishte edhe portieri Etrit Berisha, i cili po ashtu bëri një paraqitje të mirë. Ndërkohe, zikaltërit renditen ne vendin e tretë me 25 pikë ndërsa ekipi bergamesk në vendin e 18 me 18 pikë, 1 pikë larg zonës që të kualifikon në zonën europiane.

https://www.youtube.com/watch?v=ROdPVNgXPbE

Të fundit