Flash News

KRYESORE

Video/ Ilva Tare, e ftuara e vetme që pushoi (më në fund) Alketa Vejsiun

Video/ Ilva Tare, e ftuara e vetme që pushoi (më në fund) Alketa

Flet shumë, nuk i le radhë të ftuarve dhe kërkon të tregojë arritjet e saj përmes temave që trajtohen në çdo emision që drejton, duke "i kamufluar" si leksione për t`i bërë njerëzit më të mirë. Kjo është Alketa Vejsiu. Që në çdo puntatë komplimenton çdo të ftuar për të dalë në përfundimin se si ia ka arritur vetë ajo të jetë sot një grua e suksesshme.

Dhe ndalemi këtu, te gruaja.

Mbrëmë, e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan" ishte e ftuar gazetarja dhe drejtuesja e Euro News, Ilva Tare.

Që në fillim të emisionit, Alketa përmendte faktin se si një gazetare si Ilva, mbi të gjitha GRUA ia kishte dalë.

"Por unë kisha një gjë për gazetarët: Gazetareee, duartrokiteni faktin që në krye të EuroNews është gazetare grua. Dhe jo më një burrë më në fund. Se kjo është e jashtëzakonshme për atë që ne e quajmë forcën e gruas. Po se promovuam ne, gruaja do të jetë gjithmonë seks i dobët,"- tha Aleketa duke iu referuar Ilvës.

Por ky ishte momenti kulminant, ku Ilva me qetësi dhe në mënyrë shumë të sjellshme, më në fund pushoi Alketën:

"E vlerësoj shumë ndërhyrjen e Alketës dhe mbështetjen veçanërisht që ke dhënë gjatë gjithë kësaj  kohe. Edhe pse do doja të vlerësohem si profesioniste dhe jo si grua."

Pas këtij momenti, Alketa iu dha radhë më shumë për të folur fëmijëve dhe ndërhyrjet e saj ishin më të pakta.

Për më tepër mund ta ndiqni vetë në minutën 14:38 e në vazhdim:

Të fundit