Flash News

KRYESORE

Video/ Interi e nis me spektakël, fiton me poker ndaj Leçes

Video/ Interi e nis me spektakël, fiton me poker ndaj Leçes

Antonio Conte u shfaq modest në konferencën e parë për shtyp, por Interi i tij me paraqitjen që bëri tregoi se është gati që të konkurrojë Juventusin dhe Napolin në garën për titull.

Në praninë e 65 mijë tifozëve në “San Siro”, zikaltrit dhuruan spektakël dhe fituan me poker golash ndaj Leçes. Ashtu siç pritej, Antonio Conte nuk grumbulloi Mauro Icardin dhe aktivizoi nga minuta e parë dy nga blerjet e verës, Lukaku dhe Sensi.

Ndeshja nuk nisi fort mirë për zikaltrit, që dukeshin të emocionuar para publikut të shumtë, ndërsa nga ana tjetër Leçe ishte e vendosur mirë në fushë. Por vendasit e morën veten shpejt dhe e gjetën rrugën e rrjetës.

Golat u shënuan nga Brozoviç në të 21’, Sensi 24’,Lukaku 60’ dhe Candreva 84’.

Në fund të takimit, trajneri Conte tha: “pati një shkëndijë, por ne tani duhet që të bëhemi dinamit. Lukaku? Hyri në botën Inter në mënyrën më të mirë, me mjaft përulësi. Është një gjigant i mirë, gati të punojë për ekipin” .

Të fundit