Flash News

KRYESORE

Video/ Interi thyen edhe Sampdorian e rimerr vendin e parë

Video/ Interi thyen edhe Sampdorian e rimerr vendin e parë

Me 6 fitore në 6 takime të luajtura në kampionat Antonio Conte hyn në historinë e Interit. Trajneri italian ka shënuar të njëjtin sukses si edhe zikaltrit e drejtuar nga Helenio Herrera në sezonin '66-'67.

As gabimi i bërë nga Sanchez, i cili shënoi por u ndëshkua me karton të kuq në nisje të pjesës së dytë nuk u prishi punë zikaltërve, të cilët fituan ndaj Sampdorias me rezultatin1-3.

Interi rimerr kështu kreun e klasifikimit, ndërsa ka grumbulluar 18 pikë. Vendimtare do të jetë përballja e javës së ardhshme, “derbi i Italisë” kundër “Zonjës së Vjetër”.

Për Sampin situata nuk është aspak e mirë, pasi ata kanë pësuar në 6 javë 5 humbje dhe kanë mbrojtjen më të keqe të Serisë A.

Tani për ekipin Conte-s vjen një sfidë mjaft e vështirë, ajo ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, e pastaj Juvja e Sarri-t.

Të fundit