Flash News

KRYESORE

Video/ Ish deputeti viziton studentin e plagosur në spital: Ka hematoma dhe dëmtime nga goditjet e policisë

Video/ Ish deputeti viziton studentin e plagosur në spital: Ka hematoma dhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka vizituar në ambientet e spitalit të Traumës Gesard Hazizin, i cili u dhunua në protestë nga policia.

Spahia shprehet se studenti i vitit të parë humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshëm nga një efektiv i Shqiponjave.

“Policia e Lleshajt si dhunuese flagrante e qytetarëve

Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise. Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t'u afrohet!

Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte Edi Rama, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet”, shkruan Spahia, duke shoqëruar videon në statusin në Facebook.

https://www.facebook.com/100009522289777/videos/2264325833894804/?id=100009522289777&epa=SEARCH_BOX

Të fundit