Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Ish-ministri Ilir Beqja filmohet duke drekuar me kreun e KLP-së

VIDEO/ Ish-ministri Ilir Beqja filmohet duke drekuar me kreun e KLP-së

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është filmuar duke drekuar në një restorant me drejtues të lartë të sistemit të drejtësisë.

Në videon e publikuar nga BoldNews.al dallohet vetëm kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Gent Ibrahimi, por sipas këtij portali në tavolinë është edhe një zyrtare e lartë të administratës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (në video është në pozicionin me kurriz, me flokë të gjatë).

Natyrisht që nuk përbën asnjë vepër penale që disa persona të drekojnë ose darkojnë mes tyre, por për shkak të pozitave që ata mbajnë pamjet të lënë një shije jo të mirë. Ilir Beqja ka qenë një ndër më të akuzuarit e mandatit të parë të qeverisë “Rama”.

Ndërsa, vlen të theksohet fakti se Ilir Beqaj është një ndër të kallëzuarit nga PD-ja në SPAK për koncersionin e check up-it dhe është një ndër të kallëzuarit nga "Nisma Thurje" për kocesionin e sterilizimit. SPAK ka nisur hetimin ndaj tij, por kjo video lë përshtypjen se dosja duket se do të mbetet gjatë në sirtarë.

https://streamable.com/q8kl4b

 

Të fundit