Flash News

KRYESORE

Video/ Januzaj mposht Anglinë, Tunizia dhe Panamaja largohen kokëulur nga Botërori

Video/ Januzaj mposht Anglinë, Tunizia dhe Panamaja largohen kokëulur

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të grupit H të Kupës së Botës. Në stadiumin Kaliningrad, Belgjika ka fituar 1:0 ndaj Anglisë, ku goli vendimtar u shënua nga mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj në minutën e 51, pas një gjuajtje të bukur në zonë duke shtangur portierin Pikford.

Belgët e mbyllën grupin në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa anglezët u renditën të dytët me 6 pikë.

Belgjikë: Januzaj 51'

Ndeshja tjetër mes Panamasë dhe Tunizisë, e cila u luajt sa për statistikë ka përfunduar 2:1 në favor të tunizianëve, të cilët përmbysën rezultatin e pjesës së parë.

Latinët kaluan në avantazh në minutën e 33-të, pas një autogoli të Meriah, por në pjesën e tyrë pësuan dy gola në pjesën e dytë nga Ben Jusuf (51’) dhe Kazri (66’).

Panama: Merian 33' (autogol)

Tunizi: Ben Jusuf 51'

Tunizi: Kazri 66'

Të fundit