Flash News

KRYESORE

Video/ Jo vetëm mik i Millosheviçit, Vuçiç shtyn makinën me Sheshelin në dëborë

Video/ Jo vetëm mik i Millosheviçit, Vuçiç shtyn
Presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiç në të kaluarën ka qenë i afërt me “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç. Ai ka mbajtur detyrën e ministrit të Informacionit, ose ndryshe të propagandës. Por ndër miqtë e tij ka qenë edhe i dënuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, i cili aktualisht drejton Partinë Radikale Serbe. Ai dallohet për thirrjet nacionaliste dhe luftënxitëse. Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende ia kujtojnë atij marrëdhëniet me një politikan të dënuar me 10 vjet për krime lufte. Kjo video e regjistruar në vitin 1996, në muajin shkurt, tregon Vuçiçin dhe Sheshelin, të dy të ftuar në një tubim politik, që bllokohen nga bora në rrugë. ata detyrohen që të shtyjnë një “Audi 100” me të cilin udhëtonin.

Të fundit