Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
VIDEO/ “Ju lutem, mos më qëlloni!”, dalin pamjet e reja nga vrasja tragjike e George Floyd
Një video e re nga vrasja e afro-amerikanit, George Floyd, është bërë publike nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. Në filmimin e marrë nga kamerat e trupit të policit, shihet me detaje se si nisi përballja e 47-vjeçarit me policinë, e cila do të përfundonte tragjikisht me vdekjen e tij.
Pak para se Floyd t'i vihej shkelmi në fyt, i cili i mori edhe jetën, vihen re thirrjet e tij ndaj efektivit që të mos e vriste.
“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, dëgjohet teksa thotë Floyd duke qarë pasi atij po i drejtohej pistoleta pas koke.
Floyd i rezistoi arrestimit teksa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.
Në momentin kur oficeri Derek Chauvin e shtriu në tokë me gjurin në qafë për gati nëntë minuta, duke injoruar britmat e përsëritura të Floidit të 's’mund të marr frymë', rëqethëse është momenti kur 47-vjeçari dëgjohet të parashikojë vdekjen e tij.
"Unë ndoshta do të vdes në këtë mënyrë", thotë Floyd.
Filmimet, rreth 28 minuta të marra së bashku, iu përkasin dy efektivëve të parë të mbërritur në vendngjarje, pas një ankese që Floyd kishte provuar të kalonte një faturë të rreme prej 20 dollarësh për të blerë cigare në Cup Foods, Minneapolis.
Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë.