Flash News

KRYESORE

Video: Juventusi gabon ndaj Lecces, Sarri pendohet për Ronaldon

Video: Juventusi gabon ndaj Lecces, Sarri pendohet për Ronaldon

Juventus u ndal në barazim 1-1 ndaj Lecces në transfertë. Interit ka shansin e madh për të marrë kreun e Serie A pas kësaj ndalese të papritur.

“Zonja e Vjetër” mori avantazhin në minutën e 50-të, pas 11-metërshit të shndërruar në gol nga Dybala, Lecce arriti të reagonte.

Gjashtë minuta më vonë, ishte Mancosu, i cili në të njëjtën mënyrë si “La Joya”, shënoi nga pika e bardhë, pas një topi të prekur me dorë nga De Ligt.

Bardhezinjtë vinin në këtë ndeshje pa Cristiano Ronaldon, të cilin trajneri Sarri vendosi ta linte pushim, por me sa duket ka gabuar rëndë.

Të fundit