Flash News

KRYESORE

Video/ Juvja përmbys Breshian pa CR7, Verona barazon me Udinezen

Video/ Juvja përmbys Breshian pa CR7, Verona barazon me Udinezen

Juvja edhe pse jetime pa Cristiano Ronaldon fitoi me përmbysje kundër Breshias dhe rishkon në vend të parë në klasifikim. Në “Rigamonti” debutoi Mario Balotelli me vendasit, ndërsa për bardhezinjtë ylli portugez u la në shtëpi. Kështu, dueli i madh mungoi, por jo emocionet e një ndeshjeje që nuk zhgënjeu pritshmëritë.

Juvja ka nisur që të japë shenja të “sarri-zmit”, duke fituar një takim të vështirë, duke treguar qëndrueshmëri mendore. Torinezët përmbysën disavantazhin me një gol, pas gabimit të gardianit Szczesny.

Autogoli i Chancellor-it dhe rrjeta vendimtare e shënuar nga Pjanic i dhanë “Zonjës së Vjetër” 3 pikë me vlerë. Por ajo që gëzon më shumë trajnerin Sarri është fakti që ata ia dolën të përmbysnin rezultatin, edhe pse në fushë nuk kishin një jashtëtokësor si CR7.

Ndërsa në “Bentegodi” Verona dhe Udineze ndanë pikët në një ndeshje pa gola. Lojtari i kuqezinjve Marash Kumbulla nuk luajti pasi ishte i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Juventusit. Por në fushë ishte lojtari i Kosovës Amir Rrahmani dhe Verona tregoi edhe njëherë se di të luajë një futboll të bukur.

Të fundit