Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
VIDEO/ Kaubojsi vizitë në PD, Nikolla përlotet para Ramës; çfarë s’u pa nga politikanët në javën e festave
Rubrika humoristike e emisionit të së shtunës “Kjo Javë” në News 24 ka grupuar momentet më pikante të javës. Ndërsa nga kryeministri Rama e ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u dëgjuan fjalë prekëse e ndjesa për gjerat e pa bëra ende për arsimtarët, paksa më ndryshe kemi parë Presidentin e vendit.
Ilir Meta ka zgjedhur shkollën “Fan Noli” ku dikur studionte për tu kthyer sërish në një orë mësimi. Ai nuk ka harruar lulet për mësuesen e tij, e bashkë me to ka shkëmbyer batuta e të qeshura.
Një prej kritikëve të ditëve të fundit është edhe Arben Imami, demokrati që nuk pranoi të ishte pjesë e grupit të analizës së partisë. E ndërsa vetë Imami sqaroi qëndrimin e tij, kamera e “Kjo Javë” e ka kapur këtë të fundit në një moment pak të sikletshëm.
E si për t’i vënë kapakun zhvillimeve të kësaj jave, në partinë më të madhe opozitare është parë të hyjë kaubojsi. S'bëhet fjalë për Eduard Ndocaj, por për një 'kaubojsin' e ri brenda PD-së, Gent Strazimiri.