Video/ Këngëtari shqiptar dhe reperi 6ix9ine publikojnë hitin ‘Kick’

Këngëtari i talentuar me origjinë shqiptare, Jimilian Ismaili, ka publikuar së fundmi një bashkëpunim me reperin e njohur amerikan, 6ix9ine.

E titulluar ‘Kick’, kënga është regjistruar në studion ‘Flexmusic’, e cila ndodhet në Kopenhagen dhe menaxhohet nga  vëllai i 23-vjeçarit.

“Kënga po ecën shumë mirë dhe jemi të lumtur për bashkëpunimin me 6ix9ine, i cili vjen fill pas hitit që ai publikoi me Niki Minaj“, pohoi për politiko.al, Besmiri, vëllai i Jimilianit, i cili është njëkohësisht menaxher dhe producent i tij.

I lumtur për bashkëpunimin me shqiptarin u shpreh edhe vetë 6ix9ine, i cili përmes një video të shkurtër në ‘Instagram’ theksoi: “Jimilian është një këngëtar shumë i talentuar. Unë ia kalova shumë bukur me të në Kopenhagen. Njoftoj fansat se ne do sjellim një këngë së bashku”.

“Kick’ renditet aktualisht në vendin e parë në platformën ‘Spotify’ në Danimarkë, ndërsa pritet t’i mundësojë Jimilianit njohje dhe karrierë në kontinentin amerikan.

Ndër hitet kryesore të këngëtarit të talentuar janë: Ajo don perignon [në gjuhën shqipe], Slem igen, Sommer sindssyg, Damer på lager, Cockblock, Giv mig noget, etj, me të cilat ka kryesuar për një kohë të gjatë top-listat muzikohe në Skandinavi dhe njëkohësisht ka fituar disa çmime të rëndësishme, ku vlen të veçohet vlerësimi si artisti më i mirë i Danimarkës me çmimin MTV.