Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Video/ Kina zhvillon mini-maratonën e parë pas shpërthimit të pandemisë, garuesit me maska
Maratona ‘Chengdu Panda’ u zhvillua të dielën në qytetin Dujiangyan, në Kinën jugperëndimore, pasi masat e rrepta të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po shkojnë drejt “qetësimit”.
Pamjet tregojnë se vrapuesit mbajnë veshur maska, pasi gara zhvillohet në mesin 1.000 personave.
"Ekzistojnë gjithashtu shumë pika monitorimi, pika dezinfektimi, kontrolle të kartave të identitetit", tha një vrapues, Zeng Jie.
Ndërsa garuesi Fei Deng, shtoi se vrapimi i maratonës "mund të na bëjë më të shëndetshëm”.
Sipas shifrave të fundit të hartuara nga raportet globale nga Universiteti Johns Hopkins, të paktën 329,000 njerëz janë infektuar nga COVID-19 në të gjithë botën dhe mbi 14,000 njerëz kanë vdekur. Aktualisht janë konfirmuar 81.397 raste në territorin e Kinës me të paktën 3.265 vdekje.
Burimi: ruptly.tv
https://www.youtube.com/watch?v=GuDa2azGKCs