Flash News

KRYESORE

Video/ Komuniteti shqiptaro-amerikan lutje për viktimat e tërmetit

Video/ Komuniteti shqiptaro-amerikan lutje për viktimat e tërmetit

Komuniteti shqiptaro-amerikan e ka mendjen te Shqipëria, që po kalon një moment mjaft të vështirë. Me dhjetëra persona të veshur me kostume popullore në Miçigan u lutën për ata që humbën jetën dhe ata që u dëmtuan nga tërmeti në Shqipëri.

Ceremonia u organizuar nga “Kisha Pajtore” me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë, ku edhe u mblodhën fonde për të prekurit nga tërmeti. “Zëri i Amerikës” raporton se në tubim u bë edhe inaugurimi i një salle të re të kishës si dhe u përurua qendra kulturore "Nënë Tereza".

Fëmijë, të rritur e të moshuar u lutën për shpirtrat e viktimave si edhe për familjarët e të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata mbanin në duar edhe pankarta ku shkruhej: “Pray for Albania".

Të fundit