Flash News

KRYESORE

Video/Krijohet zemra e parë “3D” me qeliza dhjamore, rriten shpresat për transplantimin e organit

Video/Krijohet zemra e parë “3D” me qeliza dhjamore, rriten

Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë në botë një zemër në teknologjinë “3D” e cila është e madhe sa një qershi. Mini-zemra përbëhet nga qelizat që kontraktohen, dhomat që ka një zemër normale, veshët dhe barkushet, si dhe enët e gjakut sikundër funksionon edhe një zemër e vërtetë. Por zemra e krijuar në 3D ende nuk mund të rrahë.

Lajmi për krijimin e zemrës së veçantë është dhënë nga kërkuesit e Universitetit në Tel Aviv. Mini-zemra ende nuk është gati të përdoret për transplante as për eksperimente tek kafshët. Arsyeja është se specialistët izraelitë duhet të punojnë deri në momentin kur qelizat të kontraktohen në unison.

Dhe në këtë mënyrë do të sigurohet që zemra të rrahë dhe të pompojë gjakun siç ndodh në një zemër të vërtetë. Por duhet vlerësuar se krijimi i këtij organi në 3D është një hap përpara, i fuqishëm në shpresën për ndërtimin e organeve në përmasa të vogla të cilat mund të transportohen në pacientë të ndryshëm.

Zemra është krijuar nga qelizat e marra nga indet e dhjamit njerëzor. Qeliza të tilla u riprogramuan në mënyrë që të mund të transformohen në qeliza burimore e më pas në qeliza kardiake. Duke përdorur gjithnjë teknologjinë e stampimit si dhe materialin e indit dhjamor, u krijuan enët e gjakut dhe matrica që mbulon organin.

Sfida e ekspertëve është që kjo zemër të mësojë të rrahë dhe të shërbejë si shembull për të krijuar organe të tjera të cilat mund të transplantohen më lehtë. Megjithatë do të duhen vite për të ndërtuar një zemër të tillë më të madhe dhe që mund të jetë e aftë të rrahë për ta testuar fillimisht tek minjtë.

Të fundit