Flash News

KRYESORE

Video/ Kroacia i falet portierit Subashiç, Danimarka largohet me kokën lart

Kroacia është ekipi i radhës që ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, pasi mundi me penallti Danimarkën me rezultatin 3:2.

Kroacia provoi ta fitonte këtë takim brenda 90 minutave, por nuk ia arriti, pasi sfida përfundoi 1:1.

Ndeshja iu drejtua minutave 30 shtesë, ku në të 116-të Modriç kishte shansin e artë të kalonte në avantazh kroatët, por kapiteni kroat gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja u prit nga portieri Shmaikëll.

Padyshim, hero i takimit mund të konsiderohet portieri kroat Subasiç që aktivizohet me Monakon në Francë, pasi arriti të priste 3 penallti të lojtarëve danez.

Sfida Rusi – Kroaci do të luhet më 7 korrik në orën 20:00 në ‘RZD Arena’ të Moskës.

Danimarkë: Jorgesen 2'

Kroaci: Manxhukiç 4'

Kroaci: Modriç 116' (penallti e humbur)

Të fundit