Flash News

KRYESORE

Video/ Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe shkon në finale

Video/ Kroacia shkruan historinë, eliminon Anglinë dhe shkon në

Kombëtarja e Kroacisë është finalistja e dytë e Botërorit, pas fitores 2:1 me Anglinë. Ekipi kroat e filloi jo mirë ndeshjen, pasi ‘tre luanët’ kaluan në avantazh në minutën e 5-të me anë të mbrojtësit të Totenhamit, Triper pas një goditje të bukur nga jashtë zonë.

U mendua se anglezët do të shënonin edhe gola të tjerë, por pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, 1:0.

Në 45-minutat e dyta, skuadra e Zllatko Daliç hyri në fushë me ide më të qarta dhe në minutën e 68-të barazuan shifrat me mesfushorin e Interit, Perisiç, i cili shfrytëzoi mirë një asisit të Vrsaljkos.

90-minutat përfunduan 1:1 dhe duhej të vinin 30 minutat shtesë për të përcaktuar fituesin e këtij takimi.

Ishte minuta e 109-të, kur sulmuesi i Juventusit, Mandzukiç përfitoi nga një hezitim i mbrojtësve të Anglisë dhe shënoi një gol, i cili do të mbahet mend gjatë nga tifozët kroat.

Ekipi kroat do të ndeshet me Francën në finalen e madhe të së dielës, e cila do të luhet në orën 17:00 në stadiumin ‘Luzhniki’.

Formacionet:

Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Mandxukiç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Meguajër, Tripier, Jang, Lingard, Henderson, Dele Ali, Kejn, Sterling. Trajner: Garet Sauthgejt.

Angli: Triper 5′

Kroaci: Perisiç 68′

Kroacia: Mandzukiç 109′

Të fundit