Flash News

KRYESORE

Video/ Kroacia turpëron Argjentinën, Messi bën gati valixhet

Argjentina ka pësuar një humbje të papritur ndaj Kroacisë me rezultatin 3:0. Ekipi ballkanas zhvilloi një lojë të mirë dhe bindëse, përballë latinëve të cilët nuk ishin të paorganizuar.

Goli i parë u shënua në minutën e 53-të, pas një gabimi të portierit Kabalero, i cili nuk largoi mirë topin; aty u gjend sulmuesi Rebiç që shënoi një gol të bukur.

Kroatën nuk u ndalën teksa shënuan edhe dy gola të tjerë në minutën e 80 me anë të Luka Modriç dhe në të 91 me anë të Ivan Rakitiç.

Në ndeshjen e ardhshme, ekipi i drejtuar nga Sampaoli do të ndeshet me Nigerinë, ndërsa Kroacia do të sfidojë Islandën, megjithatë fati i Mesit and CO do të varet pikërisht nga kjo ndeshje.

Formacionet e ndeshjes:

Argjentina: Kabajero, Taljiafiko, Otamendi, Mekado, Akuna, Perez, Maskerano, Salvio, Meza, Aguero, Mesi. Trajner: Horge Sampaoli.

Kroaci: Subasiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perisiç, Mandzukiç. Trajner: Deliç.

Goli i parë:

Goli i dytë:

Goli i tretë:

Të fundit