Flash News

KRYESORE

Video/ Kronika e Top Channel në 2016-ën për grupin kriminal që blinte votat për PS

Video/ Kronika e Top Channel në 2016-ën për grupin kriminal

Televizioni kombëtar “Top Channel” raportoi që në 1 shtator të 2016-ës për një grup të strukturuar kriminal, që blinte votat dhe kërcënonte votuesit dibranë për llogari të kandidatit të maxhorancës, Muharem Rama.

Ishte deputeti demokrat Edi Paloka ai që firmosi padinë dhe renditi emrat e zyrtarëve lokale që sipas PD shpërndanin para në zona të caktuara të Dibrës.

Në kronikë raportohej se ky grup ishte kriminal dhe përbëhej drejtues të adminsitratës  publike, tatimeve, shefi i policisë e deri te mjeku i kempit që në mënyrë kriminale punojnë që të blejnë votat.

Me emra të përveçëm, Partia Demokratike sqaronte se si funksionarë të lartë në Dibër, përfshirë, shefin e komisariatit të policisë të Peshkopisë, kreun e arsimit, drejtorin e OSHEE-së për veriun, kanë nisur blerjen e votave dhe ushtrojnë presion ndaj votuesve.

Personat e kallëzuar nga PD

Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër;

Afrim Mikli, Kryetar i PS Dibër;

Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë;

Agron Malaj, Drejtor Rajonal i OSHEE per Veriun;

Ylli Mikli, Administrator i njësisë administrative Muhurrit;

Spartak Koltraka;

Nuri Meta;

Qamil Leta, person me precedent penal, eksponent i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU);

Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP);

Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër;

Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social;

Robert Aga, Shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi;

Të fundit