Flash News

KRYESORE

Video/ Kryemadhi ja merr valles së Kukësit, por Rama e udhëheq

Video/ Kryemadhi ja merr valles së Kukësit, por Rama e udhëheq

LRI-ja ndodhet në kampin e Jalës ku po kalojnë momente argëtimi. Për t`ju bashkuar të rinjve e për t`u argëtuar kanë gjetur kohë dhe kryetraj e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe zv.kryetari Luan Rama.

Të rinjtë e LSI-së kanë marrë vallen e Kukësit dhe duket se qelizat "nuk i kanë  qëndruar në vend" as Kryemadhit e Ramës, të cilët i janë bashkuar valles.

Rama ka vendosur të udhëheqë vallën (relativisht të vështirë)të Kukësit, e Kryemadhi e ka shijuar mes të rinjve.

Sakaq, opozita ka paralajmëruar se në shtator do t’i rikthehet protestave.

Të fundit