Flash News

KRYESORE

Video/ Kryemadhi: Tahiri kërcënon Ramën me përgjimet e pajisjes ‘IMCI Catcher’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur në emisionin ‘Opinion’ se kryeministri Edi Rama është ‘peng’ i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Çfarë mund të themi për një kryeministër, që darkon dhe regjistrohet nga ish-ministri i Brendshëm me banda kriminale, nga Saimir Tahiri. Me këto e kërcënon Tahiri Edi Ramën. Aparati që Tahiri ka regjistruar Edi Ramën mbahet akoma në ambasadën italiane në Tiranë’.

Kryemadhi i referohej “IMCI Catcher”, që zbulua në Maj të 2016. Kjo pajisje përdoret për përgjimin e trafikut të telefonisë celulare (mobile), si edhe për të ndjekur vendndodhjen e personave që përdorin telefonë celularë. Teknikisht, kjo pajisje shërben për të realizuar krijimin e një antene të rremë ndërmjet telefonit celular dhe antenës reale.

“IMCI” përdoret në vende të ndryshme nga agjencitë ligjzbatuese dhe shërbimet e inteligjencës. Megjithatë, përdorimi i tyre ka ngritur shqetësime të mëdha sa i përket sigurimit të lirive civile dhe personale.

Deklaraten e gjeni duke filluar nga minuta 2-56:

https://www.youtube.com/watch?v=uciFA1mRBQo

Të fundit