Flash News

KRYESORE

Video/ Kualifikim dramatik i Anglisë, Kolumbia bie te penalltitë

Ka përfunduar ndeshja e fundit e 1/8-ave mes Kolumbisë dhe Anglisë, ku fitues dolën 'tre luanët', pas gjuajtjes së penalltive, 4:3.

Pjesa e pare u mbyll ne barazim pa gola pavaresisht se 'tre luanët’e filluan më mirë ndeshjen teksa tentuan në minutën  e 15-të me Harry Kane që kishte një mundësi shumë të mirë me kokë  pas një aksioni të Trippler, por tentative e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Me kalimin e minutave, mungojnë rastet në të dyja portat, teksa loja zhvillohet më shumë në mesin e fushës. Në minutën e 41-të, Trippler provoi nga një goditje dënimi në një distancë prej 25 metrash, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën.

Në fundin e pjesës së parë Quintero tentoi me një goditje të bukur me të majtën, e cila u neutralizua mjaft mirë nga portieri Pickford. “Tre Luanët” u kundërpërgjigjën menjëherë me Lingard, i cili goditi shumë keq fluturimthi brenda zonës.

Duhej të vinte minuta e 54, kur kolumbiani Sanchez shkaktoi nje penallti, pasi mbajti në zonë Harry Kane. Bomberi anglez nuk ka gabuar nga pika e bardhë, duke gjetur golin e gjashtë në këtë Kupë Bote.

Anglezët provuan për të thelluar rezultatin por pa rezultat pasi kolumbianët u mbrojtën mirë dhe kur po bëheshin gati t'i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, kolumbianët surprizuan duke shënuar në minutën e 94-të me anë të mbrojësit të Barcelonës, Mina, i cili shënoi pas një krosi që mori në zonë nga Kuadrato.

Edhe shtesat me nga 15 minuta nuk përaktuan asnjë fitues dhe u desh gjuajtja e penalltive që anglezët kalonin në çerek-finale, ku do të luajnë kundër Suedisë.

Formacionet:

Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Meguajër, Lingard, Henderson, Tripier, Jang, Ali, Sterling, Kejn. Trajner: Garet Sauthgejt.

Kolumbia: Ospina, Arias, Davinson, Mina, Mojica, Sançez, Lerma, Kuadrado, Kuintero, Barrios, Falkao. Trajner: Hoze Pekerman

Angli: Kejn pen. 57′

kejn gol on Vidnews.

Kolumbi: Mina 90+3'

mina gol on Vidnews.

Të fundit