Flash News

KRYESORE

Video/Kultura kineze e gatimit, përgatitja e makaronave me dorë

Video/Kultura kineze e gatimit, përgatitja e makaronave me dorë

Kuzhina kineze numëron 5-mijë gatime, ku përfshihen të paktën 650 lloje makaronash.

Brumi i ngjeshur mirë duhet të lihet rreth 20 minuta në një vend të qetë dhe më pas merret dhe ngjeshet që të jetë sa më elastik.

Gjithashtu është e nevojshme që tavolina ku është vendosur brumi, të spërkatet herë pas here me vaj, në mënyrë që brumi të mos ngjitet.

Ai duhet të rrotullohet në formë spiraleje, në mënyrë që të krijohet ndarja mes brumit.

Më pas ai duhet të ndahet në njësi më të vogla cilindrike për ta bërë më të lehtë fijezimin e brumit.

Këto njësi të vogla merren dhe ngjeshen mirë me miell derisa të formojnë një formë të stërgjatur.

Më pas bashkohet fundi dhe fillimi i brumit, duke i palosur dhe tërhequr disa herë, derisa të arrihet fijezimi i duhur i makaronave.

Kështu veprohet me të gjitha njësitë e ndara të brumit, të cilat duhet të mbulohen mirë me një qeskë plastike kuzhine, në mënyrë që të mos thahet.

Pasi arrihet forma e duhur e makaronave, ato hidhen në ujë të valuar për tu zier, e më pas i’u hidhet edhe salca.

https://youtu.be/7EvK6FZ7QVM

Të fundit