Flash News

KRYESORE

Video/Kupa "Agim Tafili", Bashkia e Shkodrës nderon legjendat e çiklizmit shqiptar

Video/Kupa "Agim Tafili", Bashkia e Shkodrës nderon legjendat e

Në mbyllje të Kupës "Agim Tafili" në çiklizëm, Bashkia e Shkodrës ka nderuar me certifikatë "Mirënjohje"  çiklistët shkodranë dhe shqiptarë.

Në kuadër të aktiviteteve për 100- vjetorin e Shoqnisë "Vllaznia", pas dy ditëve gara, kryebashkiakia Voltana Ademi, u ka shpërndarë certifikatat çiklistëve Sytki Tafili, Ruzhdi Muriqi, Brahim Sykja, Gani Muriqi, Agim Tafili, Fadil Muriqi dhe Leonard Kola.

Sportistët janë nderuar me kupat përkatëse sipas kategorive në një ceremoni të zhvilluar në sheshin para Bashkisë Shkodër, ku më pas, trajnerë dhe miq të ftuar, janë pritur në zyrën e kryetares, ku është zhvilluar një tjetër ceremoni.

Më poshtë, gjeni një video mbi aktivitetin e zhvilluar:

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/420410698691291/

Të fundit