Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Video/Kupa "Agim Tafili", Bashkia e Shkodrës nderon legjendat e çiklizmit shqiptar
Në mbyllje të Kupës "Agim Tafili" në çiklizëm, Bashkia e Shkodrës ka nderuar me certifikatë "Mirënjohje" çiklistët shkodranë dhe shqiptarë.
Në kuadër të aktiviteteve për 100- vjetorin e Shoqnisë "Vllaznia", pas dy ditëve gara, kryebashkiakia Voltana Ademi, u ka shpërndarë certifikatat çiklistëve Sytki Tafili, Ruzhdi Muriqi, Brahim Sykja, Gani Muriqi, Agim Tafili, Fadil Muriqi dhe Leonard Kola.
Sportistët janë nderuar me kupat përkatëse sipas kategorive në një ceremoni të zhvilluar në sheshin para Bashkisë Shkodër, ku më pas, trajnerë dhe miq të ftuar, janë pritur në zyrën e kryetares, ku është zhvilluar një tjetër ceremoni.
Më poshtë, gjeni një video mbi aktivitetin e zhvilluar:
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/420410698691291/