All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Video/ Kur "Notre Dame" i Shqipërisë hidhej në erë qëllimisht

Video/ Kur "Notre Dame" i Shqipërisë hidhej në erë
All - Paragraf - 1

Lajmi i djegies së katedrales së Notre Dame në Paris bëri xhiron e mediave, ndërsa presidenti Macron u zotua se do ta ndërtojë sërish.

All - Paragraf - 3

Por në Shqipëri janë hedhur në erë monumente të kulturës shqiptare me dëshirë nga sistemi komunist, ndër to dhe “Notre Dame” i Shqipërisë, kisha e Vaut të Dejës.

Gjatë periudhës së komunizmit, me në krye diktatorin Enver Hoxha, përndjekjes së luftës ndaj besimeve fetare nuk i ka shpëtuar as Kisha e vjetër e Vaut të Dejës ku Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua.

Në rrjetet sociake qarkullojnë pamje kur u hodh në erë kisha e vjetër e Vaut të Dejës në vitin 1967 nga regjimi komunist. Në këtë kishë, sipas Marlin Barletit është kurorëzuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Vaun e Dejës, por është shkatërruar me dinamit me urdhër të Mehmet Shehut.

[video width="400" height="300" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/kisha-ne-Vaun-e-Dejes.mp4"][/video]

Të fundit