Flash News

KRYESORE

Video/ Kur ‘Skënderbeu’ i Elisa Spiropalit kthehet në ‘Hamza’

Video/ Kur ‘Skënderbeu’ i Elisa Spiropalit kthehet në

Një ditë e keqe sot për Koordinatoren Kombëtare të PS, Elisa Spiropali.

Ajo u kritikua haptazi nga shefi i saj, kryeministri Edi Rama në punimet e mbajtura sot në Asamblenë e PS.

Rama e kritikoi drejtpërdrejtë, duke e akuzuar atë se nuk e ka bërë siç duhet detyrën që i është ngarkuar, pra për të shpjeguar reformat qytetarëve.

“Unë prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes. Dhe prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte se cilët kryetarë të Partisë Socialiste duhet të shkarkohen sot, jo nesër. Për faktin që nuk duan t’ja dinë fare për bashkëqeverisjen me një instrument që është konkret. Por jo, Elisa nuk e bëri, shpresoj që ta bëjë në të ardhmen”, u shpreh Rama në Asamble, një moment që nga Spiropali është pritur fillimisht me buzëqeshje, por ndërsa kritikat sa vinin e theksoheshin buzëqeshja e saj është venitur paksa.

Mesa duket, Rama, ose “Skënderbeu” i shqiptarëve siç e ka cilësuar Spiropali në një takim me të rinjtë e FRESH në prill të 2017-ës.

Video e mëposhtme tregon momentin, kur Spiropali vlerëson lart figurën e Ramës, duke e cilësuar atë si “Skënderbeun e shqiptarëve”, por mesa duket sot heroi i Spiropalit u kthye në “Hamza”, simbolin e të cilit e dinë mirë ata që njohin historinë e Gjergj Kastriotit.

Të fundit