Flash News

KRYESORE

VIDEO/“Ky shtet i ka 4 borxhe Kukësit’, qytetarët protestë në mes të qytetit

VIDEO/“Ky shtet i ka 4 borxhe Kukësit’, qytetarët

Qytetarët e Kukësit kanë nisur protestën e paralajmëruar në qendër të qytetit të tyre, ku kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve; gjyqi i të cilëve do të mbahet nesër.

“Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë oligarkët”, këto janë fjalët dhe parullat e tyre.

Ndërsa aktivisti Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se ky shtet u ka 4 borxhe kuksianëve.

“I ka borxh ngjarjen e Lumes; Minierat e kromit; Përmbytjet; i ka borxh trimërinë, besën, mikëpritjen e vitit 1999”, u shpreh aktivisti, fjalë të cilat u pritën me brohorima nga qytetarët.

Më tej, Lapaj shtoi se ligji sa kohë i shërben interesit qytetar ka kuptim, në të kundërt nuk ka vlerë.

Kujtojmë që ditën e nesërme do të mbahet gjyqi në Shkodër për 11 kuksianët e arrestuar në protestën e "Rrugës së Kombit".

Të fundit