Flash News

KRYESORE

Video: Laçi mbyt Luftëtarin për vendin e parë, Flamurtari ndal Bylisin

Laçi ka fituar 4-0 ndaj Luftëtarit duke marrë vendin e parë në Superligë. Kurbinasit duket të rilinduar me afrimin e trajnerit Armando Cungu dhe shënuan plot 4 gola.

Xhixha hapi takimin në minutën e 17', ndërsa Nwabueze dyfishoi shifrat. Teko nuk mund të mungonte në këtë ndeshje me dy gola të shënuar.

https://streamable.com/514yb

Flamurtari i ka mohur vendin e parë Bylisit, pasi e ndali në barazim 2-2. Bregdetarët janë në fundin e klasifikimit dhe nuk kanë shpresa, por i ndalën hovin ballshiotëve.

Sukaj shënoi në minutën e 17' për 1-0. Sulmuesi Guindo ktheu i vetëm rezultatin me dy gola për Bylisin. Kur u mendua se skuadra do të mbyllej në fitoren e ekipit mik. Nebiu arriti të barazonte rezultatin në 2-2 në minutën e 87'.

Të fundit