Video: Laçi nuk njeh blof në shtëpi, Flamurtari për S.O.S

Laçi është i pandalshëm në shtëpi! Skuadra e trajnerit Armando Cungu bëri detyrën ndaj Flamurtarit duke fituar me rezultatin 3-0.

Vendasit nuk e kishin të lehtë, pasi pjesa e parë u mbyll 0-0. E dyta nisi me golin e Julian Shehut që në të 48′ dërgoi topin në rrjetë.

Lushkja ishte protagonist në golin e dytë, pasi fitoi një penallti. Mesfushori u ndal nga Moçka, ndërsa Nwabueze e dërgoi topin në rrjetë për 2-0. Sulmuesi kryesor nuk gaboi.

Rezultati u vulos nga rrjeta e Tecos në minutën e 83′. Brazilianit i dolit topi si dhurat nga një largim i gabuar i Moçkës. Përfundimisht 3-0 dhe Laçit i afrohet kreut duke qenë vetëm 3 pikë larg Partizanit kryesues. Flamurtari duket i destinuar për të rënë, pasi mban vendin e fundit me 5 pikë.