Video: Laçi tregon muskujt ndaj Skënderbeut, Vllaznia ndal Bylisin

Laçi fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut me golin e Xhixhës. Ekipi kurbinas mori 3 pikë të arta duke marrë dhe vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Skuadra e trajnerit Armando Cungu mposhti me karakter ekipin e Ilir Dajës.

Takimi ishte shumë i fortë dhe i dyluftuar. Niveli ishte i kënaqshëm, ndërsa skuadra vendase iu fal golit të Redon Xhixhës. Sulmuesi i ri shënoi në minutën e 52′. Kurbinasit kapin vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa korçarët mbesin në vendin e tetë.

Ndeshja me më shumë emocione ishte Bylisi-Vllaznia e mbyllur me rezultatin 2-2. Ballshiotët u ndëshkuan që në minutën e 2 nga Malota, por reaguan me Muratajn një minutë më pas.

Vendasit kthyen rezultatin me golin e Ndrecës në minutën e 7′. Kur u mendua se gjithçka ishte e mbyllur në pjesën e parë, skuadra shkodre barazoi me Likën në të 44′. Pjesa e dytë nuk solli asnjë gol tjetër.