Flash News

KRYESORE

Video: Lampard leksion Mourinhos, Chelsea kalon Tottenhamin

Video: Lampard leksion Mourinhos, Chelsea kalon Tottenhamin

Chelsea ka fituar ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Blutë e Londrës fituan me vështirësi, por morën 3 pikë të arta në luftën për Champions.

Girourd hapi serinë e golave në minutën e 15'. Sulmuesi francez nuk zhgënjeu në rikthimin e tij si titullar duke shpërblyer si duhet besimin e teknikut Lampard. Vendasit realizuan dhe golin e dytë me anë të Marko Alonsos në pjesën e dytë.

Goli i ngushtimit të diferencës u shënua nga një autogol i Rudiger. Lampard është i vetmi trajner që mposht Mourinhon dy herë brenda një kampionati të vetëm brenda dhe jashtë fushe. Dëmtimet po ndikojnë shumë te Tottenhami.

Të fundit