Flash News

KRYESORE

Video: Leipzig në ëndërr, mposht Tottenhamin e gjymtuar

Video: Leipzig në ëndërr, mposht Tottenhamin e gjymtuar

Rezultet befasues në Angli. Tottenhami humbi në shtëpi me rezultatin 0-1 ndaj Red Bull Leipzig. Një fitore e papritur, pavarësisht se skuadra e Jose Mourinhos nuk ka në dispozicion as Son e Kane.

Takimi ishte i fortë dhe i luftuar, por në fund ndeshja e parë i takoi miqve. Ata shënuan golin e vetëm të sfidës në minutën e 58' me penallti. Sulmuesi Timo Werner nuk gaboi dhe mposhti Lloris.

Tottenham duhet të kthejë rezultatin në Gjermani, përndryshe do të eliminohen shumë shpejt nga Kupa e kampionëve. Reagimi i Jose Mourinhos nuk ishte aspak i mirë, por "Spursat" kanë dhe 90 minuta të tjera në dispozicion.

https://twitter.com/SamueILFC/status/1230240541083918336?s=19

Të fundit