Flash News

KRYESORE

Video: Liverpooli fiton me vuajtje dhe polemika VAR-i, Wolves e bën me zemër!

Video: Liverpooli fiton me vuajtje dhe polemika VAR-i, Wolves e bën me

Liverpooli ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Wolves. Ekipi i Jurgen Klopp zhvilloi një ndeshje të shëmtuar dhe fitoi me shumë fat kundrejt "Ujqërve" që luajtën shumë mirë.

Pjesa e parë foli totalisht për "Redsat" që arritën të zhbllokoheshin në fundin e saj me Mane në minutën e 43'. Sulmuesi kamerunas nuk gaboi pas një topi të ulur saktë nga Lallana me gjoks. Rezultati 1-0 u barazua shumë shpejt nga miqtë, që dërguan topin në rrjetë me Neton.

Rrjeta e tij u anulua nga sistemi VAR. Sulmues ishte disa milimetra më i avancuar se mbrojtësi i Liverpoolit. Pjesa e dytë vazhdoi me miqtë më kërkues që shpërdoruan pafund në minutat e fundit të lojës. Liverpooli merr një fitore shumë të rëndësishme, pasi vazhdon kryesimin e kampionatit me 55 pikë. Klopp ka fituar 18 ndeshje dhe barazuar 1 këtë sezon. Liverpulasit kanë thelluar dhe rekordin e ndeshjeve pa humbje, pasi tani kanë 36 ndeshje pa humbje në kampionat.

Të fundit