Flash News

KRYESORE

Video: Liverpooli nuk bind, por rikthehet te fitorja

Video: Liverpooli nuk bind, por rikthehet te fitorja

Liverpooli rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Watfordit. Ekipi i Jurgen Klopp fitoi në shtëpi ndaj Bournmouthit me rezultatin 2-1, me një fitore që i vlen shumë drejt fitimit të titullit.

Skuadra e "Redsave" u ndëshkua shumë shpejt, pasi Adrian u mposht në minutën e 9' nga Wilson. Aksion përfekt i miqve, por reagimi i vendasve erdhi me anë të Mo Salahs.

Ai mori një top përfekt nga Mane në minutën e 25' dhe egjiptiani e dërgoi në rrjetë. Mane ishte autori i përmbysjes, pasi i vetëm përballë portierit kundërshtar nuk gaboi për 2-1. Asisti i Van Dijk ishte përfekt.

Pjesa e dytë nuk dhuroi asnjë gol, për t'u përmendur një shpëtim porte nga ana e Millner. Ai i hoqi mundësinë miqve të barazonin duke larguar një top në vijën fatale.

Të fundit