Flash News

KRYESORE

Video/ Lojë e barabartë dhe paqe në ndeshjen Japoni-Senegal

Ka përfunduar me rezultatin 2:2 ndeshja e grupit H mes Japonisë dhe Senegalit. Loja ishte pothuajse e barabartë për të dy ekipet, ndonëse ekipi afrikan pati disa raste më të pastra për të shënuar.

Të parët që kaluan në avantazh ishin senegalezët të cilët shënuan me anë të Sane në minutën e 11, por aziatikët reaguan shpejt teksa barazuan shifrat në 1:1 me anë të sulmuesit Inui që aktivizohet me Eibar në Spanjë.

Pjesa e dytë ishte e njejtë si e para, ku Senegali kaloi sërish në avantazh me anë të mbrojtësit Uague, ndërsa Japonia barazoi me sulmuesin Konda, pas 8 minutave.

Grupi H kryesohet nga dy ekipet me pikë të barabarta, nga 4 të tilla ndërsa më pas renditen Kolumbia dhe Polonia me zero pikë.

Tashmë vëmendja është në takimin e mbrëmjes, ku Polonia dhe Kolumbia do të mbyllin xhiron e dytë të këtij grupi.

Në ndeshjen e ardhshme, Japonia do të luaj kundër Polonisë, ndërsa afrikanët do të luajnë kundër Kolumbisë.

Formacionet:

Japonia: Haraguçi, Hasebe, Inui, Kagaua, Kauashima, Nagatomo, Osako, Sakai, Shibasaki, Shoji, Joshida.

Senegali: Gueje, Kulibali, Mane, Alfred N’Diaje, Kadim N’Diaje, Papa Ndiaje, Niang, Sabali, Sane, Sarr, Vague.

Gol: Mane 12′

Gol: Inui 34′

Gol: Vague M. 71′

Gol: Honda 78′

 

Të fundit