Flash News

KRYESORE

Video: Manaj sërish në ekipin e parë, krah Messit&CO

Video: Manaj sërish në ekipin e parë, krah Messit&CO

Stërvitja që bëri Rey Manaj tek ekipi i parë i Barcelonës nuk ishte rastësi. Futbollisti u stërvit sërish me ekipin e parë para ndeshjes me Levanten. Trajneri Quique Setien e ftoi në seancën e fundit stërvitore.

Setien mund ta grumbullojë për sfidën e radhës, por gjasat janë të pakta, pasi Manaj nuk ishte as në Kupë. Sukses për lojtarin shqiptar është dhe grumbullimi me skuadrën e parë të Barcelonës.

Ai stërvitet përkrah yjeve të futbollit botëror. Manaj ka mundësi të luajë me Lionel Messin, Antonie Griezmann, Ter Stegen, Pique, etj. Situata është mjaft e favorshme me Suarezin që është i dëmtuar.

Të fundit