Flash News

KRYESORE

Video/ Maradona humbet sërish durimin, grushton gazetarët

Video/ Maradona humbet sërish durimin, grushton gazetarët
Ish-fenomeni i Argjentinës Diego Armando Maradona është mësuar duke dhuruar spektakël, edhe jashtë fushës së futbollit. Ndaj është e pamundur që ai të qëndrojë i qetë në raste shumë delikate. Ai ka dalë sërish nga vetja pasi ekipi i tij, Dorados nuk arriti të promovohej në elitën e futbollit meksikan.  Ekipi i Maradonës fitoi në takimin e parë kundër San Luis me rezultatin e ngushtë 1-0 por humbi 4-2 në finalen e dytë në San Luis . Maradona nuk e ka marrë me shumë sportivitet humbjen pasi ka reaguar ndaj gazetarëve pas pyetjeve të tyre thumbuese, në korridoret e dhomave të zhveshjes. Në videon e publikuar 58-vjeçari shfaqet teksa grushton gazetarët.

Të fundit