Flash News

KRYESORE

Video/ Masat ndaj aksidenteve, policia rrugore vendos 432 gjoba në 24 orët e fundit

Video/ Masat ndaj aksidenteve, policia rrugore vendos 432 gjoba në 24

Në rrugët e Shqipërisë në 2 muajt e fundit kanë humbur jetën 39 persona. Një shifër mjaft e lartë kjo, që tregon një problem serioz të shtetasve shqiptare, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, janë 14 viktima më shumë. Nga 1 deri 26 tetor të këtij viti humbën jetën 19 persona, 3 më shumë sesa tetori i 2018.

Nisur nga kjo, Policia Rrugore ka shtuar kontrollet për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të cilët nuk respektojnë rregullat  e qarkullimit. Në 24 orët e fundit, janë përdorur mjete dhe punonjës civilë e me uniformë, të cilët akne konstatuar 432 shkelje. shumë prej tyre përbëjnë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Institucioni bën me dije se do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjithashtu, nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, çiklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, e të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor.

Kjo sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurt.

Bilanc lufte në rrugët e Shqipërisë nga aksidentet me vdekje. Gjatë dy muajve të fundit u shënuan 39 viktima, 14 më shumë se shtator-tetori i 2018. Muaji më i përgjakshëm deri më tani ka qenë qershori me 26 viktima.

Të fundit